INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojë e shkëlqyer dhe gola, Kosova më pranë ëndërrës se kurrë

Lojë e shkëlqyer dhe gola, Kosova më pranë ëndërrës se kurrë

Publikuar më: 11:19 12-10-2018

Kosova edhe njëherë ka treguar se nuk di të ndalet drejt rrugës së kualifikimit. Dje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, një ndeshje plot emocione dhe gola u fitua nga Kosova, përballë Maltës, e cila krijo pak raste për shënim.

Golat për ekipin kosovar u shënuan nga Kololli dhe Agius. Kololli ishte ai që me dopietën e tij ra dhe më shumë në sy në këtë mbrëmje, duke i dhënë garanci sulmit kosovar.

Një repart, që vuante ishte mbrojtja. Në ndeshjen kundër Maltës u vu re qartë se mbrojtja kosovare nuk kishte një koordinim të mirë, duke pësuar një gol që ishte një pakujdesi totale nga ana e tyre.

Tashmë, “Dardanët” luftën do ta kenë me ekipin e Azerbajxhanit që fitoi 0-3 ndaj Ishujve Faraoe. Renditja kryesohet nga Kosova me 7 pikë, ndërsa azerët me 5.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834