INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata surprizë e zyrtarit të lartë të SHBA-së: Trump i dërguar nga Zoti…

Deklarata surprizë e zyrtarit të lartë të SHBA-së: Trump i dërguar nga Zoti…

Publikuar më: 14:56 23-03-2019

“Si një i krishterë, me siguri besoj se kjo është e mundur, pra që presidenti Trump të jetë dërguar nga Zoti për të shpëtuar popullin hebre.

Është e mbrekullueshme të shohësh historin e besimit në këtë vend, dhe administrata jonë po bën të mundur të për sguruar demokracinë në Lindjen e Mesme, që ky shtet të mbetet hebre. Kam besim se këtu është dora e Zotit” është kjo deklarata që ka dhënë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Pompeo i bëri këto komente në një interviste për një agjenci të krishterë lajmesh gjatë udhëtimit të tij në Izrael.

Për paqen në Lindjen e Mesme, Pompeo tha se SHBA-të janë pranë shkatërrimit të ISIS, megjithatë kërcënimi nga islamikët radikalë vazhdon.

Pompeo nuk është i pari që mendon se kreuiI Shtëpisë së Bardhë mund të jetë i dërguar i Zotit. Në janar sekretarja e medias e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha për një rrjet televiziv fetar se Perëndia “donte që Donald Trump të bëhej president”.

Article Logic
Execution time: 0.0025548934936523