INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dea Mishel zbulon emrin e ish-banores së BB VIP që e ka transformuar fama

Dea Mishel zbulon emrin e ish-banores së BB VIP që e ka transformuar fama

Publikuar më: 12:32 01-06-2023

Dea Mishel ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku foli për eksperiencën e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” si dhe për projektet e saj të reja.

Teksa po fliste për BB VIP, Bieta Sulo e pyeti për ‘ish-banorin që është transformuar nga fama?”.

Dea Mishel tha emrin e këngëtares Nita Latifi, me të cilën ka pasur një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas saj, ajo ka bërë disa deklarata për të, që nuk i kanë pëlqyer.

“Në raport me mua, nga fama mendoj se mund të ketë ndryshuar pak Nita. Kam parë që ka bërë disa deklarata të vazhdueshme për mua, ndërkohë që brenda shtëpisë kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Janë disa gjëra që do preferoja të mi thoshte vetë në telefon. Domethënë ne mund të flasim me njëra-tjetrën. E kam parë herë pas here që ka bërë disa deklarata që më nuk më kanë pëlqyer.

Do doja ta flisja me të, ne bashkë kemi kujtime të bukura nga Big-u, ne kemi kënduar, kërcyer bashkë dhe do doja ta sqaroja me të këtë gjë. Ndoshta nuk e ka nga fama specifikisht, por ka një lloj ndryshimi”.

Article Logic
Execution time: 0.0018339157104492