INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak, Einxhel Shkira, shtatzënë për herë të dytë?

Pa prisni pak, Einxhel Shkira, shtatzënë për herë të dytë?

Publikuar më: 15:35 01-06-2023

Einxhel dhe Dagz nisën një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe e kurorëzuan atë jashtë me bekimin më të bukur: një fëmijë.

Megjithëse asokohe Einxhel tentoi ta mbante të fshehtë, ndjekësit mbajnë mend detaje nga shtatzënia, që duket se po përsëriten sërish.

Kur Trev ishte ende në barkun e mamit, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishte shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj radhe.”

Epo, më shumë benzinë zjarrit i ka shuar Einxhel me përgjigjen, teksa i shkruan: “Lol sa mirë më njihni”.

Të jetë vallë shtatzënë për herë të dytë?

auto_WhatsApp-Image-2023-06-01-at-01.41.431685616157.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0025019645690918