INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë'/ Luizi tregon për herë të parë shokun e tij të ngushtë

'Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë'/ Luizi tregon për herë të parë shokun e tij të ngushtë

Publikuar më: 12:36 01-06-2023

Edhe pse ka pak kohë që “Big Brother VIP 2” ka përfunduar, Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Mjafton një postim në rrjetet e tij sociale dhe menjëherë bëhet shumë viral.

Gjithashtu fansat i bëjnë fotografi thuajse në çdo vend ku ai shkon dhe i postojnë në rrjetet sociale.

Një ditë më parë vëmendjen e ka marrë një postim i Luizit në “Instastory”. Fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP” ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet me partneren e tij, Kiara Tito dhe me mikun e ngushtë.

Ai është Eni Bushati, të cilin e përmendi pak kohë më parë gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

 

-640-0-64770f7f2f626.png

 

Gjatë kohës që ai ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u duk sikur shumë personazhe po paraqiteshin si miqtë e tij, duke përfituar nga fama e këngëtarit të dashur për publikun.

E teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, Luizi tha se Enin nuk e njeh asnjëri dhe nuk ka tentuar kurrë që të përfitojë.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547