INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Më jepni numrin e Contes që ti kërkoj ndihmë

De Biasi: Më jepni numrin e Contes që ti kërkoj ndihmë

Publikuar më: 18:30 20-06-2016

Ai do të mbahet mend gjatë në historinë e futbollit shqiptar, pasi është trajneri i pari që na dërgoi në një Kampionat Europian. Është përfolur nëpër media më parë si pasuesi i mundëshëm i Conte-s te Kombëtarja Italiane, por tekniku De Biasi është shprehur se ka një projekt të gjatë me Shqipërinë. Mirëpo ky sukses i padiskutueshëm me Shqipërinë gjeti vend nëpër faqet e gazetave më prestigjioze ndërkombëtare, dhe aq më tepër atyre italiane, vend nga i cili vjen De Biasi, duke e ngritur në piedestal atë. Mediat italiane i kushtojnë një vëmendje të madhe skuadrës së Gianni De Biasit, duke kërkuar mendimin e trajnerit kuqezi për sfidën e Italisë kundër Irlandës.

 Në një lidhje telefonike për radion 24, De Biasi e pranon se ndihma e Italisë do të jetë shumë e rëndësishme në fatin e këtij europiani për Shqipërinë. “A do të telefonoj Conten për t’i kërkuar ndihmë? Me jepni numrin dhe do ta telefonoj menjëherë”, u përgjigj 60-vjeçari i stolit shqiptar, duke vënë theksin në marrëdhëniet shumë të mira që ai ka me homologun e tij në stolin e kaltër. “Tre pikët e fituara mund të na mjaftojnë për të kaluar në fazën tjetër por sido që të shkojë zhvilluam një europian pozitiv me tre ndeshje shumë të mira. Ironia e fatit është që ndaj Rumanisë patëm më pak raste se dy takimet e para ku paguam pak edhe presionin. I dimë limitet tona dhe kjo është forca jonë e madhe në këtë kompeticion”, shton De Biasi. Në fund të intervistës, ai thekson se diferencat mes skuadrave janë ngushtuar dhe një ndeshje mund të vendoset nga lojtarët e mëdhenj. 

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053