INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi: Hyjmë në fushë vetëm për fitore

De Biasi: Hyjmë në fushë vetëm për fitore

Publikuar më: 21:14 11-11-2016

Një ditë para ndeshjes kundër Izraelit, në konferencën para mediave, trajneri De Biasi thekson se Shqipëria do të hyjë në fyshë për të fituar me çdo kusht. Ndryshe nga homologu i tij izraelit që u shpreh se e kënaq barazimi.

 “Deklaratat para ndeshjes janë gjithmonë taktike dhe secili përdor strategjinë komunikuese që e mendon më të udhës. Askush, e veçanërisht Izraeli nuk mund të kënaqet me barazimin. Natyrisht që ne luajmë gjithmonë për të fituar. Këtë duhet ta bëjmë në mënyrën më inteligjente, duke krijuar dhe shfrytëzuar të gjitha shanset që do të kemi”. tha De Biasi.

Për sa i përket gjendjes së Roshit dhe të Sadikut, De Biasi u shpreh se ende nuk është i sigurt nëse ata do të jenë të gatshëm të luajnë ditën e nesërme.

“Roshi dhe Sadiku mund të stërviten rregullisht, por për një ndeshje me intensitet rrezikojnë edhe të dëmtohen. Por ne duhet të presim të paktën edhe 24 orë për të mësuar nëse do të jenë në fushë. Megjithatë mund të them se do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm”, tha De Biasi.

Për sa i përket ndryshimit të stadiumit, trajneri u shpreh se ai nuk ka asnjë ndikim te ekipi. “Më vjen keq për tifozët, se i duhet të udhëtojmë për të na ndjekur. Nuk ndryshon asgjë për skuadrën. Për ne është e njëjta gjë. Ky stadium na ka sjellë fat dhe shpresoj që të na sjellë fat edhe nesër”, tha De Biasi.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486