INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi bëhet “Cavaliere”. Presidenti italian e dekoron me çmimin e rëndësishëm [FOTO]

De Biasi bëhet “Cavaliere”. Presidenti italian e dekoron me çmimin e rëndësishëm [FOTO]

Publikuar më: 19:20 07-02-2017

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit ka marrë çmimin “Kavalier”, çmim ky i rëndësisë kombëtare,  i cili është akorduar nga presidenti i Republikës së Italisë.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo i ka dorëzuar trajnerit të Kombëtares kuqezi titullin “Ordine della Stella d’Italia”, në ceremoninë e mbajtur Rezidencën e Ambasadës së Italisë.

Prezentë në këtë ceremoni kanë qenë personalitete të larta të politikës shqiptare dhe asaj italiane, ndërsa nuk ka munguar as kryeministri i vendit Edi Rama, dhe presidenti i FSHF-Së Armand Duka.

Një çmim i tillë klasifikohet për nga niveli si vlerësimi i dytë shtetëror italian për të gjithë ata persona me shtetësinë italiane, të cilët në vende të ndryshme kanë promovuar fort vlerat e miqësise dhe te bashkëpunimit mes Italisë dhe popujve të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502