INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mavraj: Fituan tifozët, fitoi Shqipëria

Mavraj: Fituan tifozët, fitoi Shqipëria

Publikuar më: 16:48 20-06-2016

Mërgim Mavraj nuk fsheh emocionet për ndeshjen Shqipëri - Rumani, ku kuqezinjtë morën 3 pikët e para në kompeticionin më të rëndësishëm Europian. E pavarësisht rrugëtimit të mëtejshëm të kombëtares shqiptare në Euro 2016, Mavraj thotë “Fituam shumë”. Mavraj thotë se fitoi Shqipëria, ndërsa ndeshja tregoi më shumë se sa një përballje futbolli.
Mërgim Mavraj në facebook
“Fituam shumë!!
Dham shpirtin në tre ndeshje të paharrushme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi Krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.
Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakoshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falenderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurtë që rrugëtimi ?⚫ nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur...
Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!
‪#‎oSaMirëMeQenëShqiptar‬ ‪#‎TKZ‬ ‪#‎ShqipëriEMadhe‬ ‪#‎Kuqezi‬

Article Logic
Execution time: 0.0025091171264648