INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Darkë jashtë me miqtë, restorantin e duhur jua zgjedh Inteligjenca Artificiale

Darkë jashtë me miqtë, restorantin e duhur jua zgjedh Inteligjenca Artificiale

Publikuar më: 14:24 01-08-2018

Doni të shkoni në një restorant dhe nuk e dini nëse do t’ju pëlqejë?

Shumë shpejt dilema juaj do të marrë fund, pasi Google ka krijuar një opsion të ri ku përmes inteligjencës artificiale do të dini nëse ju do ta shijoni apo jo restorantin ku do të shkoni.

Mjeti i ri është tashmë aktiv për telefonët Android dhe iOS, ju sugjeron deri në 100 pikë sesa ju do të pëlqeni mbrëmjen që kërkoni.

Inteligjenca artificiale përdor një kombinim të kërkimeve të mëparshme.

‘Opsioni më i ri sqaron Google do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë e vërtetë, cka nënkupton ushqimin tuaj të radhës.

Mjeti i ri i njohur si ‘ Your Match’ Përputhja juaj do të funksionojë vetëm kur përdoruesit lejojnë të bëjnë publike historikun e vendndodhjes, i cili mban një rekord të të gjitha vendeve që keni vizituar me Google Maps.

Kompania është duke testuar aplikacionin në telefonët IOS dhe Android në Britani, SHBA, Kanada, Australi dhe Japoni . Por shumë shpejt do të jetë aktiv edhe në shumë shtete të tjera të botës.

Azhornimi përmban një ri-dizajnim të opsionit 'Explore' dhe një skedë të re 'Për Ju' me rekomandime të personalizuara për vendet që duhet të vizitoni.

Article Logic
Execution time: 0.0037121772766113