INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Google po rishikon idenë e rikthimit në Kinë

Google po rishikon idenë e rikthimit në Kinë

Publikuar më: 14:11 01-08-2018


Google është larguar nga Kina që në vitin 2010. Në atë kohë kompania publikoi një deklaratë ku thoshte që shteti Kinez kërkonte që kompania të shkelte normat e veta, prandaj ata po largoheshin.

Sot Google duket se është penduar, mbase dhe nga rritja e Baidu, që është kthyer në search enginen e dytë më të përdorur në botë. Sigurisht që censura e shtetit Kinez nuk ka ndryshuar aspak, por ama Google ka në plan që të krijojë një version të përshtatur për përdoruesit kinezë, i cili nuk do të shfaqë reklama apo faqe të palejuara nga qeveria e shtetit më të populluar të botës.

Kjo është dalje nga idealet, por ama çdo kompani është e gatshme të bëjë çdo gjë për më shumë përfitim.Capture.JPG

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666