INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si do të duket Pixel 3& 3XL

Ja si do të duket Pixel 3& 3XL

Publikuar më: 18:18 28-07-2018

Google ka vite që prodhon smartphone. Krijuesit e Android kanë probleme me sasinë e prodhimit, por sidoqoftë produktet e tyre janë mjaft cilësorë dhe më në fund ata po munden që të prodhojnë thuajse aq sa kërkohet.

Pixel 2 dhe 2XL patën mjaft probleme me panelet e LG, por ama u pëlqyen nga shumë ekspertë për shkak se kishin një kamera mjaft cilësore. Sot kemi leaks të 3XL.

Parametrat do të jenë të njëjtë me ato të smartphonëve më të mirë të këtij viti. CPU do të jetë Snapdragon 845, do të kemi dy versione 64GB dhe 128GB. Memoria RAM do të jetë 4GB tek Pixel 3, kurse vëllai i tij i madh do të ketë 6GB RAM. Pritet që kamera të bëhet dhe më e fuqishme pasi Google ka zhvilluar një çip të ri për grafikat.

Pixel 3XL nuk do të ketë notch, por Google Pixel 3 do të ketë një të tillë, po si iPhone X. Sidoqoftë duhet që të jemi entuziastë për kameran që pritet që të jetë fenomenale. 

pixel_3_xl_2.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Ditë të vështira për Intel
»
Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266