INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditë të vështira për Intel

Ditë të vështira për Intel

Publikuar më: 16:41 28-07-2018

Intel ishte lojtari i vetëm në fushën e CPU-ve për sa i përket kompjuterave, qofshin ata server, kompjutera personal apo laptopë. AMD në atë kohë kishte vetëm 7% të tregut për desktop, 0% për laptop dhe 1% për servera. Sot gjërat po ndryshojnë.

AMD është rritur me rreth 80% vitin e fundit nga aspekti financiar, kurse Intel vetëm me 3%. Amd është rritur rreth 10% ,muajin e kaluar, në një kohë kur Intel ka rënë me 10%.

Intel po ashtu ka ngelur keq për sa i përket teknologjisë të prodhimit. Procesorët e tyre 10nm janë vonuar 2 vjet më shumë seç pritej dhe duket sikur nuk do të mbërrijnë në treg deri në vitin 2020. Ndërkohë AMD ka gati litografinë 7nm dhe do ta lançojë vitin tjetër.

Mesa duket nuk do të shihni më dhe aq shumë kompjutera dhe laptopë me stickerin Intel në të ardhmen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044510364532471