INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk i shërben njeri në restorant, e pazakontë ajo që bën ky klient

Nuk i shërben njeri në restorant, e pazakontë ajo që bën ky klient

Publikuar më: 17:42 03-12-2017

Të mërkurën, Aleks Bowen nuk po e zinte gjumi, kështu që ai shkoi për të porositur ushqim në restorant. Për fat të keq të Aleksit, të gjithë punonjësit e stafit të zinxhirit amerikan të ushqimit Waffle House po flinin. Ai priti dhjetë minuta për të dalë dikush, por shpejt e kuptoi se askush nuk do t'i shërbente. Meqënëse e kishte marrë uria, Aleks nga Pelion në Karolinën e Jugut, vendosi të mos shkonte në ndonjë restorant tjetër por të merrte situatën në duart e veta dhe hyri në kuzhinë.

gatimi_ii.jpg

Ai përgatiti darkën e tij ndërsa dokumentonte të gjithë aventurën e tij si kuzhinier duke postuar foto në Facebook. Anëtari i forcave mjekësore të ushtrisë amerikane bëri selfie duke skuqur një proshutë dhe ndërsa bënte një sanduiç. Ai u kthye më vonë atë ditë për të paguar 5 dollarë për vaktin e konsumuar prej tij. Një zëdhënës i zinxhirit amerikan të ushqimeve tha në një deklaratë për mediat se konsumatorët nuk duhet të shkojnë kurrë prapa banakut, duke përmendur arsye sigurie.

Article Logic
Execution time: 0.0031712055206299