INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe në Paris do hapet restoranti më i veçantë?

Edhe në Paris do hapet restoranti më i veçantë?

Publikuar më: 14:14 09-08-2016
Mesa duket, pas Londrës, edhe në Paris do hapet një restorant ku klientët mund të hanë krejtësisht të zhveshur.
 Ai quhet, “Bunyadi” dhe do të jetë i pranishëm për të gjithë në  muajin shtator. Ja si do të jetë: pa celularë në tavolinë, çdo gjë natyrale, qirinj dhe ushqim organik. Personat që kanë përjetuar këtë  lloj restoranti në Londër, kanë thënë se ishte eksperiencë fantastike, të konsumoje ushqim, duke qenë nudo.
 
Në këtë restorant, klientët shoqërohen në një dhomë private ku mund të marrin një robdëshambër, nëse nuk duan të hanë pa rroba. Por, ky restorant ka edhe një sektor të veçantë për ata që duan të hanë veshur. Seb Lyall, themeluesi i Lollipop, kompanisë që ka ideuar restorantin për nudistë, thotë se ideja ishte që të krijohej eksperienca e “çlirimit” te klientët. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424