INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Super-gjyshja që po habit në Lojërat Olimpike "Rio 2016" [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 09-08-2016

Oksana Chusovitina 41-vjeçarja nga Uzbeskistani ka habitur të gjithë në lojrat olimpike RIO 2016. Gjimnastja përfaqëson Uzbekistanin në lojërat e Rios, ku garon me atlete shumica e të cilave janë në moshën e djalit të saj 17-vjeçar.

Këto janë lojërat e shtata olimpike ku ajo merr pjesë duke vendosur një rekord absolut. Ajo ka nisur me përfaqësimin e Bashkimit Sovjetik, më pas me Gjermaninë dhe me radhë disa ish-republika sovjetike, përfshirë Uzbekistanin së fundmi.

Dhe ‘gjyshja’ e olimpiadave nuk kënaqet vetëm me pjesëmarrjen. Në garën e fundit ajo u kualifikua në finale.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547