INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dana White nuk toleron dot më! Presidenti i UFC-së sfidon hapur Mayweather: “Eja në kafaz po deshe...”

Dana White nuk toleron dot më! Presidenti i UFC-së sfidon hapur Mayweather: “Eja në kafaz po deshe...”

Publikuar më: 16:50 30-10-2018

Presidenti i UFC-së kishte disa fjalë të qarta drejtuar boksierit amerikan Floyd Mayweather. Dana White gjatë një interviste ekskluzive për TMZ u shpreh se Floyd gjithmonë ka luajtur sipas rregullave të tij dhe se ai ja kishte bërë një favor deri më tani me ndeshjen e McGregor, e cila ishte ndeshja e dytë më e shikuar në historinë e televizioneve me pagesë.

Ne nuk dëshirojmë që kjo përballje me Khabib të zhvillohet në ring. Ne ia plotësuam një herë dëshirën. Kaq. Nëse dëshiron të duelosh eja të zhvillosh një duel të vërtetë, në kafaz”, ishin fjalët e tij drejtuar Mayweather, të cilit tashmë po i vendosen mjaft kushte përpara ndeshjes me “shqiponjën” Khabib, i cili nga ana tjetër ka një plan tjetër për vazhdimësinë e karrierës së tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822