Ajo që pritej prej shumë kohësh tashmë ndodhi. Joan Lopetegui zyrtarisht është shkarkuar si trajner i Reali-t
Pas disfatës së tmerrshme në “El Classico” dhe nëj starti të tmerrshëm të sezonit, klubi ka vendosur të shkarkojë trajnerin.
Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të nëntë të La Liga-s pas ndeshjes së gjashtë pa fitore dhe humbjes së tretë radhazi.
Lopetegui u transferua te Real gjatë verës, duke u larguar nga përfaqësuesja spanjolle vetëm disa ditë përpara se të fillonte Kupa e Botës.
Santiago Solari është emëruar si trajneri i përkohshëm dhe fjalët janë se Conte ose Rei Martinez janë disa nga laternativat për të zëvëndësuar spanjollin në krye të pankinës.








23 Apr 2026 





