Prej vitesh, Dorian Ramaliu po shijon romancën me partneren e tij Iva Vaqari. Moderatori i njohur ka zbuluar pak kohë më parë se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.
Dyshja e dhanë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale ku Dori pozonte përkrah partneres së tij, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe më pas zbuluan gjininë e bebit ku së shpejti familjes së tyre do ti bashkohet një djalë.
Tashmë dyshja i kanë dhënë fund beqarisë. Ata kanë organizuar një ceremoni shumë të thjeshtë.
Ishte Dori ai i cili ka publikuar disa foto të celebrimit në rrjete sociale. “Një jetë me ty! Dy vite bashkë dhe sot një familje. 3.11.2021 #burrëdhegrua”, ka shkruar ai krahas fotove.










16 Nov 2025 





