INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin detajet dhe se sa do t’i kushtojë dasma Afronës dhe Bleros [FOTO]

Dalin detajet dhe se sa do t’i kushtojë dasma Afronës dhe Bleros [FOTO]

Publikuar më: 15:08 31-05-2019

Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më të preferuar për publikun shqiptar dhe kosovar.

Do jetë padyshim një nga ngjarjet që do të mbahet mend këtë vit dasma e këngëtarit të famshëm Blero dhe modeles Afrona Diko.

Çifti pas disa vitesh lidhje tashëm ka njoftuar se ceremonia e dasmës do të jetë më 21 shtator.

Përgatitjet sigurisht kanë filluar që tani, pasi të dy personazhet duan që dasma të jetë perfekte në çdo detaj.

Sipas ‘Prive’, dasma e madhe do të zhvillohet tek një nga hotelet luksoze në zonën e Ranës së hedhur në Shqipëri. Blero dhe Afrona kanë vendosur të ftojnë 600 veta dhe të gjithë të ftuarit do të akomodohen për një ditë në hotelin luksoz.

Gjithashtu, 'Prive' ka zbuluar se dasma e Afronës dhe Bleros pritet që të jetë një nga më të kushtueshmet në estradën shqiptare. Ndërkohë, së fundmi çifti i njohur kanë udhëtuar drejt Tiranës ku dhe do të realizojnë fotot e para të dasmës, të gjitha këto foto thuhet se do të ekspozohen natën speciale në korridorin e hotelit ku do të mbahet ceremonia.

Screenshot_4-91.png

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215