INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dafina dhe Dj Geek janë sërish bashkë apo thjesht “shokë të ngushtë”? Këto pamje shtojnë dyshimet! [FOTO]

Dafina dhe Dj Geek janë sërish bashkë apo thjesht “shokë të ngushtë”? Këto pamje shtojnë dyshimet! [FOTO]

Publikuar më: 12:27 08-07-2020

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek u vendosën pak kohë më parë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së shkurtër që patën së bashku. Një lidhje që përfundoi shumë shpejt dhe vetë Dafina e konfirmoi duke thënë se ajo dhe DJ Geek janë miq shumë të mirë, por puna dhe dashuria nuk mund të shkojnë dot bashkë.

Megjithatë duket se ata të dy vijojnë ende të jenë miq të mirë ose ndoshta edhe mund të jenë rilidhur sërish sidomos pas videove të fundit që kemi parë në instagram. Dy ditë më parë Dafina postoi një video nga plazhi ku ajo dhe DJ Geek po ngacmoheshin shtrirë në shezlon.

Ndërsa së fundmi ajo ka postuar një tjetër video ku shihet e shtrirë në shezlon së bashku me DJ Geek ndërsa po trokasin gotat e shampanjës.

Këngëtarja është duke shijuar pushimet me miq dhe kolegë të saj dhe DJ Geek nuk kishte se si të mungonte.

dgjkt.png

Article Logic
Execution time: 0.0024330615997314