INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes, DJ GEEK e quan kështu Dafina Zeqirin! [FOTO]

Pas ndarjes, DJ GEEK e quan kështu Dafina Zeqirin! [FOTO]

Publikuar më: 14:01 26-04-2020

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes së saj me Dj Geek, pak kohë pasi bëri publike historinë e dashurisë.

Në një rrëfim për revista “Story” Dafina Zeqiri ka deklaruar se e ka ndërmarrë këtë hap, pasi vendosi se puna në ekip është më e rëndësishme se sa lidhja. Me sa duket marrëdhënia mes tyre paska penguar bashkëpunimin në grup.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, – është shprehur Dafina Zeqiri.

Ashtu siç tha, ashtu paska ndodhur. Edhe pas ndarjes, Dafina dhe DJ Geek gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë, madje dj i njohur e konsideron si familje këngëtaren shqiptare.

Ai ka ripostuar një foto nga Instagrami i stafit, foto në të cilën e quan “familje” Dafinën dhe një tjetër bashkëpunëtor të tyre.

daifnt.png

 

Pra, Dafina dhe Dj Geek janë një familje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439