INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U ndanë, por Dafina Zeqiri zgjedh foton e preferuar nga ish-partneri i saj! [FOTO]

U ndanë, por Dafina Zeqiri zgjedh foton e preferuar nga ish-partneri i saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:33 26-05-2020

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek patën një lidhje të shkurtër së bashku, së cilës i dhanë fund shumë shpejt. Këngëtarja e pranoi vetë ndarjen ndërsa shpjegoi se nuk mund të bëhen bashkë dashuria dhe puna, kështu që vendosi të mbrojë punën për të mos patur probleme të mëtejshme.

Megjithatë ajo dhe DJ Geek kanë mbetur miq shumë të mirë dhe këtë e vërtetojnë me postimet dhe komentet kundrejt njëri tjetrit të cilat janë dëshmues i një raporti shumë të mirë mes tyre.

Në një foto të postuar së fundmi në instagram të DJ Geek shohim një koment nga Dafina e cila i shkruan: “Fotoja më e mirë e jotja”, ndërsa vetë ai i kthen përgjigje një ok të zgjatur, por shoqëruar me një emoji dyshues.

rev.png

 

Kjo nuk është hera e parë që ata të dy flasin pas ndarjes, madje Dj Geek e uroi Dafinën edhe për ditëlindje me një foto romantike të të dyve bashkë buzë detit.

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955