INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sherrit me Tunën për përgjimet telefonike, Dafina zbulon ç’ka ndodhur mes tyre: Ajo ka pranuar…[VIDEO]

Pas sherrit me Tunën për përgjimet telefonike, Dafina zbulon ç’ka ndodhur mes tyre: Ajo ka pranuar…[VIDEO]

Publikuar më: 11:32 09-06-2020

Dafina Zeqiri ka folur së fundmi për përplasjen që ka pasur me këngëtaren Tuna. Dyshja sollën bashkëpunimin e suksesshëm me 2PO2, këngën “Vibe”, që pati sukses të madh. Por më pas, u bë e ditur se këngëtaret nuk flisnin më bashkë. Shkak për këtë u bënë disa përgjime në telefonin e Dafinës, ku këngëtarja në një bisedë vinte në dyshim talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Më pas, Tuna e zhduku komplet refrenin e Dafinës në këngën “Vibe”, duke lënë të kuptohej se gjërat mes dyshes nuk ishin aspak të mira. Por së fundmi, Dafina ka qenë e ftuar në emisionin “NIN”, ku në rubrikën “Haje ose thuaje” ka bërë të ditur se tanimë gjërat mes saj dhe Tunës janë shumë mirë.

“Është shumë normale për dy femra selfmade të kenë përplasje. Ka kaluar një kohë dhe ajo ka pranuar gabimet e veta dhe unë gabimet e mia se kemi qenë të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz kështu që sot jemi shumë mirë”, ka thënë Dafina. 

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939