INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daddy Yankee bën këtë postim për Shqipërinë, reagon ylli latin MALUMA dhe Enca [FOTO]

Daddy Yankee bën këtë postim për Shqipërinë, reagon ylli latin MALUMA dhe Enca [FOTO]

Publikuar më: 22:45 30-07-2018

Shenja e shqiponjës me duar është bërë e njohur tashmë si simbol i shqiptarëve dhe këtë me sa duket e dinë edhe të huajt. Ndaj këngëtari i njohur Daddy Yankee, i cili mbrëmjen e së premtes mbajti një koncert në Tiranë, ka përshëndetur ndjekësit e tij në Tiranë pikërisht me këtë shenjë.

Që në fillim të koncertit këngëtari u shpreh shumë i lumtur që më në fund vizitoi edhe Shqipërinë. Ai performoi për rreth 90 minuta ku të pranishëm në koncert ishin gjithashtu reperi i njohur shqiptar Ledri Vula dhe këngëtarja Enca.

Por siç duket këngëtarit latin i ka pëlqyer shumë performanca në Tiranë dhe në rrjetin e tij social Instagram ka ndarë një seri fotosh ku është shprehur i lumtur për këtë koncert. Në një prej fotove ku Yankee shkruan se ndodhej në Shqipëri, i ka rënë në sy edhe yllit latin, Maluma, I cili i ka dhënë edhe ‘like’ postimit, ndërsa Enca ka komentuar disa emoji./intv.al/

c7827f97-4d1c-4818-83fa-ad97733d6de4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213