INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çuditë nuk kanë fund! Një konkurs për të zgjedhur për këngën më të mirë…mortore

Çuditë nuk kanë fund! Një konkurs për të zgjedhur për këngën më të mirë…mortore

Publikuar më: 10:30 14-09-2019

Edhe lamtumira duhet dhënë ashtu siç duhet. Deri më tani kemi dëgjuar për konkurse për këngët më të bukura por jo për një konkurs për këngët kushtuar ceremonive mortore.

Një ide të tillë dhe një konkurs të tillë do të realizojë një agjenci mortore në Treviso të Italisë.

Në konkursin ndërkombëtar konkurentët mund të zgjedhin një pjesë origjinale ose remix të këngëve ekzistuese.

Sipas pronarëve të agjencisë ky moment i dhimbshëm duhet të shoqërohet me elementë ad hoc që u japin rehati pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit kanë afat të dërgojnë materialin e tyre deri në fund të tetorit dhe fituesi shpërblehet me 500 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551