Merkato e verës është drejt përfundimit por Chelsea duket se ende nuk po mundet të zgjidhë problemet që ka me portën.
Courtois duket se është gjithnjë e më pranë largimit nga Blutë për në drejtim të Realit të Madridit. Portierit të përfaqësueses belge i skadon kontrata me klubin londinez në vitin 2019.
Nga ana tjetër është Reali i Madridit ai i cili ka ofruar 35 milionë Euro për kartonin e tij, një shifër kjo jo e ulët, ndërkohë që vetë Courtois disa herë ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u kthyer në Spanjë për motive familjare.