INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cili pedagog e ka acaruar Encën? [FOTO]

Cili pedagog e ka acaruar Encën? [FOTO]

Publikuar më: 15:38 10-06-2016

Kjo ka qenë një periudhë stresuese për Encën pasi njëkohësisht ka realizuar xhirimet e klipit bashkë me Noizyn si  edhe është pregatitur për të  dhënë provimet e diplomimit në Fakultet.

Por me këtë të fundit duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për këngëtaren. Ajo është revoltuar së tepërmi me një pedagog dhe këtë revoltë e ka shprehur edhe në SnapChat. “Ti vetëm na mëson historinë, pse je kaq histerik? #pedagogë të frustruar”, ka shkruar ajo duke iu drejtuar më tej pedagogëve që të mos ua nxjerrin inatet studentëve. Nuk e dimë nëse në këtë rast  është faji i Encës apo i pedagogut , gjithsesi urojmë që ajo të diplomohet sa më shpejt.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602