INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila nga aktoret turke puth më mirë? Tolgahan vendoset në siklet para Almedës, ja reagimi i tij

Cila nga aktoret turke puth më mirë? Tolgahan vendoset në siklet para Almedës, ja reagimi i tij

Publikuar më: 20:36 21-11-2022

“Zemër Luana” këtë të diel i është dedikuar dashurisë, ku veç dedikimeve ka patur deklarata të forta por edhe shumë puthje e ngacmime.
Aktori i njohur turk, Tolgahan Saysiman ka qenë i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca në emisionin që ka thyer rrjetin “Zemër Luana”. Ndonse ai ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij, Almeda Abazi.

Aktori i humorit Eglein Laknori, i cili ishte “Kupid” i kësaj puntate dashurie në “Zemër Luana”, ka ngacmuar herë pas here Tolgahanin, ku një ndër pyetjet e “Kupid” ishte se cila prej aktoreve turke që ka patur role puth më mirë. Ndërkohë që Tolgahan i ka thënë se duhet të pyesë Almedën për këtë gjë, pasi ajo ka qenë kudo prezente në sheshxhirime dhe nënkupton se edhe momentet e puthjeve i ka parë ajo.

Kjo përgjigje ka shkaktuar mjaft të qeshura edhe tek publiku.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777