INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cila është arsyeja?! Pas 4 vitesh të lidhur, Rina Balaj konfirmon ndarjen nga reperi Sin Boy!

Cila është arsyeja?! Pas 4 vitesh të lidhur, Rina Balaj konfirmon ndarjen nga reperi Sin Boy!

Publikuar më: 20:31 31-08-2022

Pak ditë më parë në rrjet u përfol se Rina dhe Sin Boy i kishin dhënë fund lidhjes 4 vjeçare. Aludimet nisën pasi dyshja hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami. Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë Rina në një intervistë për T7. Ajo ka zbuluar se është ndarë prej kohësh, por nuk ka dashur të bëjë drama.

“Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë", ka treguar reperja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034217834472656