INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti i aktorëve turq bëhen sërish prindër, zbulohet emri i bebushit dhe gjendja shëndetësore!

Çifti i aktorëve turq bëhen sërish prindër, zbulohet emri i bebushit dhe gjendja shëndetësore!

Publikuar më: 20:32 05-11-2021

Lajme të mira për të apasionuarit ndaj yjeve turq!

Berguzar Korel, aktorja e njohur është bërë nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç.

Çifti u bë me vajzë pas dy djemve dhe tashmë kanë gjetur edhe emrin e vogëlushes, të cilës i kanë vendosur emrin Leyla.

Dyshja nuk e kanë ndarë ende me ndjekësit në rrjete sociale, por në rrjet u bë nami dhe lajmi u përhap ngado. Thuhet se aktori ka qenë afër bashkëshortes gjatë proçesit të lindjes dhe raportohet se bebi është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826