INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë të flisni në takimin e parë kur bie heshtja dhe ju kap sikleti

Çfarë të flisni në takimin e parë kur bie heshtja dhe ju kap sikleti

Publikuar më: 11:50 21-04-2017

Kujtohuni njëherë të flisni për këto tema...

1.Flisni për fëmijërinë
Por jo sikur jeni në terapi. Flisni për vendin ku jeni rritur, si ishte qyteti ose lagjia, për ndonjë ndodhi me humor nga koha kur ishit të vegjël; pra për të tilla tema.

2.Familjet
Është e habitshme sesi edhe pasi kaloni një kohë të gjatë me dikë, mund të mos keni as idenë më të vogël cili është profesioni i prindërve të tij. Po ashtu, marrëdhënia me prindërit zbulon goxha për një person, në këtë mënyrë mund ta keni më të lehtë për të menduar më qartë nëse doni t’i vazhdoni gjërat me të, apo jo.

3.Vendet ku keni jetuar ose udhëtuar
Jo vetëm që do të mësoni gjëra të reja për një vend ku mund të mos keni qenë kurrë, por do të zbuloni edhe eksperiencat që e kanë kalitur personin që keni përballë.

4.Kafshët shtëpiake
Kushdo që ka një kafshë shtëpiake, e kupton mirë dëshirën për të folur pafund për të. Nëse një prej palëve ka një të tillë, do të jetë një bisedë goxha argëtuese për t’i dhënë fund heshtjes së varrit.

5.Pakënaqësitë në punë
Të lejosh dikë që të flasë për gjërat që nuk i pëlqejnë nga puna, së pari do ta bëjë atë më të hapur, dhe së dyti, do të kuptoni më mirë se cilat janë objektivat e tij/saj në karrierë.

6.Shoqërinë
Të tregosh interes për shoqërinë e tjetrit, do të thotë se je i gatshëm që të pështatesh në jetën e tij/saj.

7.Aktivitetet pas pune
Të pyesësh drejtpërdrejt dikë se çfarë i pëlqen të bëjë në kohën e lirë, mund ta vërë disi në siklet. Por, nëse e pyesni me lezet se cili ka qenë filmi apo koncerti i fundit që ka parë, mund t’i hapë rrugën një bisede goxha interesante.

8.Eksperiencat e mëparshme me takimet
Vetëm nëse keni tolerancë të lartë ndaj gjërave që mund të bëhen të sikletshme.

Article Logic
Execution time: 0.0041439533233643