INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë surprizash! Zbulohet data e publikimit të filmit 'Joker 2'

Çfarë surprizash! Zbulohet data e publikimit të filmit 'Joker 2'

Publikuar më: 16:32 04-08-2022

Data e publikimit të filmit “Joker: Folie à Deux” më në fund është zbuluar. Deadline raporton se vazhdimi i shumëpritur është planifikuar për 4 tetor 2024, pesë vjet pas origjinalit. Sipas medias, prodhimi i filmit pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Variety raporton se ndërsa filmi i parë, me Joaquin Phoenix si Arthur Fleck, ishte një ‘dramë e errët dhe e ashpër’, vazhdimi do të jetë shumë i ndryshëm. Lady Gaga pritet të luajë Harley Quinn. Madje, thuhet se vazhdimi do të ketë numra muzikorë nga këngëtarja gjatë gjithë filmit.

Kredia: Warner Bros.

 

Është e paqartë se si do të jetë vazhdimi, megjithatë titulli na jep një pasqyrë të vogël. Folie à deux është një term francez që do të thotë “çmenduria e përbashkët e të dyve”. Kjo lidhet me marrëdhënien Joker-Quinn ose mund të jetë diçka krejt tjetër.

Joker u publikua në vitin 2019 dhe shënoi një sukses të madh, duke fituar mbi 1 miliard dollarë për një film me vlerësim R dhe një çmim Oscar për Phoenix si aktori më i mirë për performancën e tij si Fleck.

Kredia: Warner Bros.

Article Logic
Execution time: 0.0031969547271729