INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë sikleti! Miku dhe kolegu i punës i shprehu hapur dashurinë, por shihni si ka reaguar Fjoralba Ponari! [FOTO]

Çfarë sikleti! Miku dhe kolegu i punës i shprehu hapur dashurinë, por shihni si ka reaguar Fjoralba Ponari! [FOTO]

Publikuar më: 11:27 10-04-2020

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale këto ditë që po qëndron e izoluar në shtëpi, si pasojë e pandemisë koronavirus. Përveçse disa herë është future live në “Instagram”, ajo ka vendosur që me ndjekësit të bëjë edhe “mini-intervista” në “Instastory”.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje”, e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit”, është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie. Fjoralba përpiqet ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private dhe të rralla janë herët kur ajo vendos të hapet me publikun për çështjet personale të jetës së saj.

fjoket.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031781196594238