INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Berisha i shpreh pëlqimin moderatores së njohur, por shihni si ia kthen ajo! [VIDEO]

Robert Berisha i shpreh pëlqimin moderatores së njohur, por shihni si ia kthen ajo! [VIDEO]

Publikuar më: 13:03 10-02-2020

Robert Berisha është një ndër meshkujt më simpatikë dhe më të komentuar në showbizzin shqiptar. Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi dhe që nga periudha kur njoftoi se ai dhe Nora nuk janë më bashkë, këngëtari ka qenë i ftuar në shumë emisione.

Prezenca e tij e fundit ishte në "E diell", në rubrikën "Trotuar" ku tema e saj kishte të bënte me marrëdhëniet e dashurisë në punë.  Lidhur me këtë temë, Roberti tha se nëse do t'i ofrohej një vend pune në Top Channel ai nuk do të pranonte sepse s'do të mund të rezistonte dot pa ngacmuar çdo ditë Fjoralba Ponarin.

“Unë me pas ofertë me punu ktu në ‘Top Channel’, s’kisha pranu me qenë në të njëjtin orar me Fjoralbën. S’kisha mujt me e majt veten. E kisha ngacmu çdo ditë. Kështu që s’kisha pranu se e kisha ngacmu çdo ditë.”- u shpreh Roberti.

Fjoralba ia ktheu përgjigjen duke qeshur dhe gjithë lezet:

“Di se si të të largoj, mos u shqetëso fare. Sepse caqet i përcakton gjithësecili vetë.”- i tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0023090839385986