INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh, Melinda i bën DISS Getinjos?! Reagon publikisht reperi: Chill se ka…[FOTO]

Çfarë po ndodh, Melinda i bën DISS Getinjos?! Reagon publikisht reperi: Chill se ka…[FOTO]

Publikuar më: 11:32 31-08-2020

Në këngën e publikuar 1 vit e gjysmë më parë nga Getinjo, “Selfmade”, fansat mendojnë se një pjesë e tekstit është një diss ndaj Melindës. Nëse e dëgjoni me kujdes tani, mund ta kuptoni fare lehtë pjesën që supozohet se i “dedikohet” reperes.

Ndërkohë dje është publikuar bashkëpunimi i ri i Melindës me Gjikos, “x5”, ku duket se këngëtarja ka zgjedhur që t’i kthejë diss-in Getinjos, duke ndjekur skemën “Më mirë vonë se sa kurrë”. Sigurisht, ashtu si reperi, as Melinda nuk e përmend emrin e tij, megjithatë i drejtohet me pseudonimin që ai ka në Instagram.

Që në fillimin e pjesës së saj, Melinda përmend emrin “Pretty motherfucker”, të cilin Getinjo e mban në bio-n e tij.

 

Pas publikimit të këngës, Getinjo ka publikuar në Instastory një video ku bën sikur po e merr lemza, me nënkuptimin që dikush e ka përmendur. Mirëpo Getinjo ka folur për herë të parë dhe i ka vendosur pikat mbi “i” këtij muhabeti.

Reperi ka publikuar sërish në InstaStory një foto të tijën, duke sqaruar fansat se në fakt rreshtat e Melindës nuk janë për të.

“Qetësohuni, s’e ka pas për mu”- shkruan ai dhe nuk e dimë nëse të dy kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe e kanë sqaruar njëherë e mirë situatën.

chill.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033309459686279