INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh me ta? Stresi i bëri dedikimin e ëmbël publikisht, reagon Keisi: Nga rinia deri në pleqni…

Çfarë po ndodh me ta? Stresi i bëri dedikimin e ëmbël publikisht, reagon Keisi: Nga rinia deri në pleqni…

Publikuar më: 14:25 20-11-2020

Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit është komentuar gjerë e gjatë nëpër media. Dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të historisë së dashurisë plot ndarje dhe bashkime. Pak kohë më parë, në një intervistë televizive, reperi konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh se i kanë dhënë fund lidhjes.

Kur u pyet nëse e la ai Keisin apo e la ajo, reperi u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”. Ndërkohë së fundmi, Stresi ka befasuar ndjekësit pasi ka publikuar një foto të ëmbël me Keisin dhe ka treguar sesa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin.

“Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”, ka shkruar Stresi krahas fotos, në të cilën duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”.

E sigurisht nuk mund të mungonte as një reagim nga ana e Keisit, e cila ka rishpërndarë në Instastory postimin e reperit duke e shoqëruar me fjalë edhe më të ëmbla.

Nga rinia der në pleqni, sido tvij jeta je me të vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime!

tahirs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.014014959335327