Reperi kanadez Drake ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh të reja, mes të cilave bie në sy edhe një imazh ku një grup burrash janë ulur rreth një tavoline pokeri, të veshur me xhaketa të kuqe që mbajnë shqiponjën dykrenare.
Ambienti i errët, drita e ulët dhe estetika e një skene “filmi gangsterësh” i kanë shtuar edhe më shumë interes postimit.
Ndryshe nga fotot e tjera të publikuara, kjo ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të përdorimit të simbolikës shqiptare. Edhe pse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, artistike apo thjesht stilistike, zgjedhja e këtij imazhi ka hapur diskutime të shumta mes fansave.
Drake e ka shoqëruar të gjithë serinë e fotove me mbishkrimin “Mbetet akoma personale…”, një frazë që ndjek linjën e tij të zakonshme enigmatike. Kjo ka nxitur spekulime se reperi po përgatit terrenin për një projekt të ri muzikor.








14 Nov 2025 





