INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk u tha për largimin e tij nga 'Shiko Kush LUAN', por Rezart Veleshnja HABIT me veprimin e tij dhe mbyll 'gojët e liga'!

Çfarë nuk u tha për largimin e tij nga 'Shiko Kush LUAN', por Rezart Veleshnja HABIT me veprimin e tij dhe mbyll 'gojët e liga'!

Publikuar më: 12:29 23-10-2020

Sezoni i ri i “Shiko Kush Luan” nisi me dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, mirëpo ky i fundit u shfaq vetëm në puntatën e parë të emisionit. Në të gjithë episodet e fundit vendin e Rezartit e ka zënë aktori tjetër i “Portokalli”-së Irgen Çela, ose siç njihet ndryshe nga të gjithë “Xhoda”.

U tha se aktori ka patur një mosmarrëveshje me moderatoren dhe autoren Luana Vjollcën, por Rezarti i hodhi poshtë thashethemet me një postim në “Instastory”, duke treguar se në fakt ka qenë i zënë dhe për këtë arsye është larguar.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Wake Up” ai ka shpjeguar: “Kam qenë shumë i zënë me “Portokalli” dhe kam pasur dhe disa punë të miat private dhe për këtë gjë kishte një zëvendësim, por kjo nuk do të thotë që unë ika se nuk kishte asnjë deklaratë nga ana ime.

Ai emision ka pasur probleme në regjistrim. Një njeri që zihet nuk vazhdon më punë, në Top Channel nuk ka njerëz që zihen, shumë rrallë ndodh se sigurisht që ka konflikte dhe ti nuk mund të bësh çfarë të duash. Institucioni ka dhe drejtim, se Top Channel nuk është han me dy porta. Luana është punëtore, e kuptueshme, solidare dhe nuk krijon problem”.

Ndërsa së fundmi ai ka publikuar momente nga regjistrimi i puntatës së radhës të “Shiko kush luan”. Me siguri Rezi është kthyer në emision, duke hedhur poshtë çdo thashethem për largimin e tij.

6A4F98B4-127E-465B-8E29-7B35893D6BA7-239x400.jpg41D22C5B-51F7-414F-BC77-64FCF6808B27-229x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541