INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Stresi befason me rrëfimin e tij: Kam parë vdekjen me sy…

Çfarë ndodhi?! Stresi befason me rrëfimin e tij: Kam parë vdekjen me sy…

Publikuar më: 14:37 01-09-2020

Nëpërmjet një postim në ‘Instagram” reperi i njohur Stresi është rrëfyer në mënyrë të sinqertë mbi jetën e tij. Reperi shkruan për vështirësitë me të cilat është përballur dhe i është dashur të kalojë.

Në fjalën e tij, nuk kanë mbetur pa u përmendur edhe kundërshtarët, njerëzit e ligj dhe ata që e kanë parë gjithmonë si armik. Pavarësisht këtyre, Stresi thotë se i ka vendosur një mur çdo komenti negativ, duke u fokusuar vetëm në gjerat e mira.

Statusi i plotë:

“Ndonjëherë nuk mjafton të jesh veç i mirë për të mundur ligësinë! Gjithsesi e keqja të lodh, por unë ia kam dalë ta mund atë përherë! Kam krijuar një lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive, etj ! Kam parë vdekjen me sy e jam gjallë, jam burgosur aty, kam gjetur miq, e armiqtë i kam kthyer në miq të mirë, kam humbur beteja, por asnjëherë luftën, kam humbur njerëz të shpirtit, jam rrëzuar e ngritur gjithnjë më i fortë! Të gjitha këto kanë bërë që zemra ime të rrahë më fort e të pulsojë veç dashni për ju që më doni e suportoni përherë njësoj! Për të tjerët e dinë vetë, kam veç keqardhje për ju! Zoti u dashtë e u faltë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096