INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë nuk u tha për lidhje-ndarjen nga Keisi, Stresi flet TROÇ: Prej një viti nuk shihemi…[VIDEO]

Çfarë nuk u tha për lidhje-ndarjen nga Keisi, Stresi flet TROÇ: Prej një viti nuk shihemi…[VIDEO]

Publikuar më: 15:02 18-08-2020

Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të showbizit e më shumë rreth marrëdhënies së tyre ka treguar vetë reperi në një intervistë për "Edicionin veror". Stresi ka treguar për gazetaren Irini Meçe se prej një viti ata nuk janë takuar pasi Keisi jeton në Kanada, por ata vazhdojnë të mbajnë kontaktet me njëri-tjetrin.

“Ne duhemi në distancë aktualisht. Jemi në një nuk mund të them pauzë, kemi kontakte, flasim, mundohemi që të jemi bashkë. Nuk është se nuk po bëjmë përpjekjet, po tani të shohim.

Kejsi është në Kanada për momentin. Prej një viti nuk shihemi, kështu që shumë e vështirë të bëhemi prap bashkë dhe mbajmë kontakte. Është shumë e vështirë, shumë e lehtë. Dashuria mes nesh ekziston, nuk është se nuk ekziston, ekziston edhe shumë madje.

Le të bëjmë edhe një gëzuar për Kejsin”, tha Stresi. 

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598