INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për ndarje, e ëma e Stresit flet për lidhjen e reperit me Keisin: Dëshira ime është…

U përfolën për ndarje, e ëma e Stresit flet për lidhjen e reperit me Keisin: Dëshira ime është…

Publikuar më: 16:30 23-04-2020

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është shumë i lidhur me mamanë e tij, Shpresën. Së fundmi, mama e bir kanë qenë në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”. Gjatë fjalës së saj, mamaja e Stresit ka thënë se ajo si çdo prind do ta shohë djalin të martuar dhe me familjen e saj. Ajo nuk e fshehu dëshirën që Stresi dhe Keisi të jenë bashkë, por ka thënë se nuk do ndërhyjë dhe do respektojë vendimet e tyre.

“Dëshira ime është ta shikoj të martuar, ta shikoj me fëmijë, ta shikoj të lumtur. Dëshira ime është ajo që e mendojnë të gjithë për Stresin, por nuk ndërhyj te marrëdhënia e Stresit. Me Keisin kam pasur marrëdhënie tjetër ndërsa Stresi ka pasur marrëdhënien e tij. Nuk i ndërhyj as Stresit, as Kejsit në marrëdhënien e tyre. Unë do ruaj gjithmonë ndjesitë e mia për Keisin, atë respektin, atë që më ka dhënë, reciproke”, është shprehur e ëma e reperit.

Në fund të intervistës, zonja Shpresa ka thënë se beson shumë në Zot dhe nëse është e shkruar, Stresi dhe Keisi do jenë bashkë. 

Reperi dhe Keisi janë zyrtarisht të martuar, ata u distancuan për një periudhë nga njëri-tjetri, por së fundmi kanë lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre është njësoj si dikur.

 
 
 
View this post on Instagram

E ëma do ta shohë të martuar, por a është Kejsi nusja e ëndrrave të saj? #Ftesënë?️

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938