INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Moderatorja e njohur i futi në “sherr”, Olti Curri dhe Zaimina Vasjari sqarojnë mosmarrëveshjet!

Çfarë ndodhi?! Moderatorja e njohur i futi në “sherr”, Olti Curri dhe Zaimina Vasjari sqarojnë mosmarrëveshjet!

Publikuar më: 11:36 23-11-2020

Javën e kaluar në rubrikën “Maskat” në “E Diell”, ishte e ftuar mdoeratorja e njohur Elona Duro. Ajo njihet për miqësinë e ngushtë me një nga pjesëtarët e jurisë, Olti Currin, por megjithatë, analisti nuk arriti që ta gjente Elonën.

Ky fakt, u duk mosbesues nga anëtarja tjetër e jurisë, Zajmina Vajsiari, e cila aludoi se Olti e ka ditur se Elona fshihej pas maskës por nuk ka dashur ta tregonte. Në debat e sipër, Olti i është drejtuar me fjalët “boll tani, se nuk e dija”.

Këto fjalë, kanë nxitur një debat mes tyre, aq sa ata nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Kjo u zbulua gjatë puntatës së djeshme nga moderatorja Megi Pojani, si edhe u konfirmua nga vetë ata. Megi, pas shortit të goglave, zgjodhi emrin e Zajmina Vajsiarit, e cila automatikisht kthehej në kryetarin e jurisë. Ky “trofe”, në fakt nuk është një shpërblim, por dënim.

Zajmina u “dënua” që të kërcente një vallëzim me Oltin. Ajo pranoi që të realizonte performancën dhe dyshja e famshme sqaroi çdo mosmarrëveshje mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172