INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“U largua nga unë me një mesazh…”/ Mohuan lidhjen, por Majk dhe MISS-i shqiptar habisin fansat me këtë DETAJ!

“U largua nga unë me një mesazh…”/ Mohuan lidhjen, por Majk dhe MISS-i shqiptar habisin fansat me këtë DETAJ!

Publikuar më: 10:36 23-11-2020

Miss Kosova Blerta Veseli ka ‘rrëmbyer’ së fundmi vëmendjen e mediave rozë për lidhjen e saj me reperin Majk dhe fshirjen e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale vetëm 24 orë pasi lajmi kishte bërë xhiron në portale.

Në një intervistë për në Rtv Ora ka rrëfyer si qëndron e vërteta dhe raportet e saj me Majk pasi nuk e ndoqi më në Instagram.

Ajo tregoi se ata nuk janë bashkë por kanë mbetur shokë dhe e gjithë historia duket se ka nisur nga një bashkëpunim i saj me reperin.

“E vërteta është që ne nuk jemi bashkë. Jemi vetëm shokë. Gjithçka nisi nga një bashkëpunim, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë. Por mediat e bënë të madhe. Ne bëmë postime në rrjetet sociale për të treguar se bashkëpunojmë, dhe ata e kthyen në lidhje.

Moderatorja e pyeti nëse janë zënë pasi Majk e hoqi nga Instagrami dhe modelja u përgjigj:

“Jo, nuk jemi zënë. Ai më dërgoi një mesazh në orën 6 të mëngjesit, dhe më tha: ‘Po të heq, derisa të qetësohen portalet.”

Ndërkohë që mohuan një romancë të mundshme mes tyre, çifti i hodhi sërish benzinë zjarrit mbrëmjen e kaluar.

Si Majk, ashtu edhe Blerta, publikuan story nga i njëjti vend, më saktë, nga shtëpia e Majk.

f60dce65-4c12-44b5-9069-803a44068db7.jpeg



Me drita të fikura, ambientin e zbukuruar me dritat e festave dhe filma në televizor, ata duket se kanë kaluar mbrëmjen së bashku dhe kanë shtuar edhe më shumë dyshimet tek fansat.

61faddd0-1c6d-4229-baae-acc15e7b289b.jpeg



Ende nuk e dimë ç’po ndodh me dyshen, por fansat janë sy e veshë për të rejat e fundit!

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385