INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upss, çfarë ndodhi?! Olti Curri sapo thumboi këngëtarët shqiptarë: Gënjeni kur…[FOTO]

Upss, çfarë ndodhi?! Olti Curri sapo thumboi këngëtarët shqiptarë: Gënjeni kur…[FOTO]

Publikuar më: 11:02 12-07-2020

Këngët e publikuara kohët e fundit kanë ngjallur një debat të madh për vlerat e tyre artistike. Shumë kompozitorë, tekstshkrues e kantautor kanë reaguar të revoltuar në lidhje me projektet muzikore që po i serviren publikut. Përveç videoklipeve ku shfaqen gjithmonë vajza të veshura ekstravagante, problemi më shqetësues mbeten tekstet banale, të pakuptimtë dhe muzika e kopjuar.

Në lidhje me këtë gjë ka reaguar së fundmi edhe blogeri Olti Curri, i cili ka shkruar edhe disa nga këngët më të njohura shqiptare. Curri ka thumbuar rëndë këngëtarët, të cilët thonë se këngët e tyre janë hite të padiskutueshme. Olti thotë se në fakt askush prej tyre nuk ka prodhuar diçka të re, por prej vitesh vazhdojnë të bëjnë të njëjtat këngë, në të cilat ndryshon vetëm teksti.

“Mos gënjeni veten dhe thelloni injorancën muzikore të publikut duke deklaruar se keni nxjerrë një ‘hit te ri’. 99.99% e këngëtarëve ose vetëshpallurve këngëtare kanë nxjerr në treg të njëjtën këngë që janë copy paste me këngë që vazhdojnë të nxjerrin prej shumë vitesh ku ndryshon vetëm teksti. Rryma e këngëve është gjithmonë regaton (stil muzikor qe ka dale qe ne 1990 ne Porto Rico) dhe me pas u përhap në mbarë botën dhe nuk kanë asgjë të re. Do ishte më e ndershme të thonin ‘Seri e re e të njëjtës telenovele’ ku aktorët, vendet dhe regjia është e njëjtë ndryshon vetëm skenari (teksti). Kur të bëni vërtetë Hite të reja na njoftoni…po sa për regaton jo faleminderit, nuk e dëgjojmë nga ju, se nuk ka vdekur akoma Maluma me shokë e shoqe…”, ka shkruar Olti.

View this post on Instagram

Mos genjeni veten dhe thelloni injorancen muzikore te publikut duke deklaruar se keni nxjerre nje "Hit te ri". 99.99% e kengetareve ose vetshpallurve kengetare kane nxjerr ne treg te njejten kenge qe jane copy paste me kenge qe vazhdojne te nxjerrin prej shume vitesh ku ndryshon vetem teksti. Rryma e kengeve eshte gjithmone regaton (stil muzikor qe ka dale qe ne 1990 ne Porto Rico) dhe me pas u perhap ne mbare boten dhe nuk kane asgje te re. Do ishte me e ndershme te thonin " Seri e re e te njejtes telenovele" ku aktoret, vendet dhe regjia eshte e njejte ndryshon vetem skenari (teksti). Kur te beni vertete Hite te reja na njoftoni...po sa per regaton jo flm, nuk e degjojme nga ju, se nuk ka vdek akoma Maluma me shoke e shoqe...

A post shared by Olti Curri? (@olticurri) on

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775