Fitorja e Selini në “BBVA5” është shoqëruar me reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes zhurmës së krijuar, ka reaguar i irrituar edhe vetë Mateo.
Mateo akuzoi produksionin në Instagram se fitorja e këtij edicioni të “Big Brother” ishte e paracaktuar. Postim të cilin e fshiu vetëm pak minuta më vonë. Sipas tij, votat e publikut kishin treguar një rezultat tjetër nga ai që u shpall në finale.
“Kur drejtësia në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës, atëherë çdo votë e publikut humbet vlerën. Publiku mbështet, voton, investon emocion, por në fund rezultati del i paracaktuar”, shkroi Mateo në Instastory.
Megjithëse postimi u fshi, por reagimi i tij u shpërnda me shpejtësi dhe bëri xhiron e rrjetit.









23 Apr 2026 





