Familjarët që menaxhojnë rrjetet sociale të Brikenës kanë reaguar pas situatës së rënduar emocionale që ajo përjetoi ditën e djeshme në “Big Brother VIP”.
Ngjarja ndodhi kur Brikena, ndërsa po shkonte të flinte në shtratin e saj, u përball me një veprim të papritur nga Rogerti, i cili iu afrua duke iu hedhur në krevat. Për të shmangur situatën, ajo u largua dhe u drejtua drejt shtratit të Mateos, por sipas pamjeve të transmetuara, edhe aty situata u përsërit nga Tani.
Pas këtyre episodeve, banorja reagoi emocionalisht dhe shpërtheu në lot.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram është publikuar një mesazh nga familjarët, ku shprehet mbështetje për Brikenën dhe mbrohet qëndrimi i saj në raport me situatat e krijuara në shtëpi.
“Kur nuk jep afrimitet, të quajnë ‘akull’. Kur e jep me kufij, quhet strategji për lojë. Në realitet? Është grua me dinjitet që nuk e keni nën kontroll. Ç’të bëjmë… burrat e vegjël ndihen të sfiduar", thuhet në postim.
Reagimi publik i familjarëve vjen si një mbështetje e drejtpërdrejtë për banoren, duke theksuar të drejtën e saj për të vendosur kufij në marrëdhëniet me banorët e tjerë.








6 Feb 2026 





