INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Anullohet spektakli i 'Dance With Me'? Alketa kërkon zëvendësuese! [FOTO]

Çfarë ndodhi? Anullohet spektakli i 'Dance With Me'? Alketa kërkon zëvendësuese! [FOTO]

Publikuar më: 15:50 12-11-2018

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria. Këtë herëajo ka 'trembur' pak audiencën.

Pak më parë nëpërmjet një postimi në Instagram, Alketa kërkon zëvendësuese për spektaklin e sotëm në 'Dance With Me', kjo pasi ka humbur avionin se di si i bëhet për sonte në darkë.

"Kam humbur avionin dhe se di si i behet per sonte ne darke! Kush do ta prezantoje programin????", shkruan Vejsiu, duke bërë fansat të komentojnë dhe të 'shfrenojnë' imagjinatën, pasi shumë prej tyre janë duke bërë gallatë duke thënë të dalë Robert Dragoti ose Vera Grabocka të prezantojnë./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039