INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfshihet nga flakët shtëpia 2.5 milionë dollarëshe e Miley Cyrus, këngëtarja ndihet e shkatërruar [FOTO]

Përfshihet nga flakët shtëpia 2.5 milionë dollarëshe e Miley Cyrus, këngëtarja ndihet e shkatërruar [FOTO]

Publikuar më: 17:23 12-11-2018

Zjarri i madh që përfshiu Kaliforninë shkaktoi dëme të mëdha edhe për Miley Cyrus. Ishte vetë Miley, e cila bëri të ditur se shtëpia e saj 2.525 milionë dollarëshe u dogj tërësisht nga zjarri. Bëhet fjalë për një shtëpi të madhe, ku ajo jetonte me partnerin e saj, Liam Hemsworth.

“Unë jam një nga ata me fat. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës sime janë të sigurtë dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi tani. Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Jam mirënjohëse për gjithçka që më ka mbetur. Ju dërgoj dashuri dhe mirënjohje zjarrfikësve. Nëse doni të përfshiheni dhuroni. Ju dua më shumë se kurrë”, tha Miley përmes postimit të saj në “InstaStory”.

 mileycyrus_44538818_260807167947774_8809151170350075054_n-450x800.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383