INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jepet vendimi nga Gjykata për vëllain e Alketa Vejsiut

Jepet vendimi nga Gjykata për vëllain e Alketa Vejsiut

Publikuar më: 14:02 02-10-2018

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Endrit Vejsiun i cili u kap me 4 mina dhe drogë në automjetin e tij dy ditë më parë.

29 vjeçari u arrestua nga policia në aksin Milot-Lezhë pasi në mjetin e tij u gjetën 4 mina me telekomandë dhe lëndë narkotike.

Endrit Vejsiu akuzohet për “Prodhim dhe kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Arrestimi i 29 vjeçarit ishte mjaft i bujshëm pasi ai është dhe vëllai i moderatores së njohur Alketa Vejsiu, e cila deri tani nuk ka bërë një reagim lidhur me këtë rast.

Article Logic
Execution time: 0.0044341087341309